Ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur privatësinë e të gjithë
vizitorëve në faqen tonë të internetit ose të atyre që kanë aplikacionin
Snapfood në celular ose çdo pajisje tjetër.
Duke vizituar ose përdorur shërbimin e ofruar prej nesh, ju pranoni
politikën tonë të privatësisë, për miratimin, mbledhjen, përdorimin dhe
transferimin e informacionit tuaj siç është e përcaktuar më poshtë:
1. Informacioni që ne sigurojmë
prej jush
Kur vizitoni faqen e
internetit ose përdorni Shërbimin për të bërë një porosi nga një restorant
nëpërmjet faqes së internetit, ju mund t'ju kërkohet të jepni informacion rreth
vetes duke përfshirë emrin tuaj, detajet e kontaktit (si numrat e telefonit dhe
celularit dhe adresën e e-mail), adresën e dorëzimit të porosisë.
Ne gjithashtu mund të mbledhim informacion në lidhje me eksperiencën tuaj në faqen tonë të internetit dhe informacione rreth jush nga materialet (si mesazhet dhe vlerësimet), që dërgoni në faqen e internetit apo email-e.
Të dhënat që mbledhim në mënyrë automatike
Gjithashtu mund të
marrim dhe të ruajmë të dhëna të caktuara rreth jush dhe aplikacionit tuaj kur
hyni dhe përdorni faqen e internetit dhe shërbimet tona. Këto të dhëna
përfshijnë:
- Të dhëna që lidhen me pajisjen nga e cila hyni dhe
përdorni shërbimin tonë;
- Tipin e Browser-it dhe sistemin operues nga i cili hyni
dhe përdorni shërbimin tonë;
- Adresën tuaj IP;
- Emrin e domain-it të ofruesit të shërbimit të
internet-it;
- Kushtet tuaja të kërkimit, website-in që vizituat
përpara se të vinit në shërbimin tonë dhe të dhëna të tjera rrjedhëse;
- Faqet specifike të Snapfood që vizitoni, përmbajtjen që shihni, karakteristikat që përdorni, datë dhe kohën e vizitave tuaja;
2. Përdorimi i
informacionit tuaj
2.1. Informacioni juaj
do të na mundësojë t'ju ofrojmë akses në pjesët përkatëse të website-it.
Gjithashtu do të na mundësojë që t’ju dërgojmë faturën dhe t’ju kontaktojmë aty
ku është e nevojshme në lidhje me shërbimin. Për shembull, ne ose restoranti
mund të përdorim informacionin tuaj për t'ju dhënë përditësime të statusit ose
informacione të tjera në lidhje me porosinë tuaj nëpërmjet postës elektronike,
telefonit, celularit ose mesazheve celulare (p.sh. SMS, MMS etj.). Ne
gjithashtu do të përdorim dhe analizojmë informacionin që mbledhim, në mënyrë
që të administrojmë, mbështesim, përmirësojmë dhe zhvillojmë biznesin tonë, për
çdo qëllim tjetër, qoftë statistikor ose analitik dhe për të na ndihmuar të
parandalojmë mashtrimet.
2.2. Ne mund të përdorim
informacionin tuaj për t'ju kontaktuar për pikëpamjet tuaja mbi shërbimin dhe
për t’ju njoftuar herë pas here për ndryshime apo zhvillime të rëndësishme në
website ose në shërbim.
2.3. Ju pranoni që ne
mund të përdorim informacionin tuaj për t'ju informuar për produktet dhe
shërbimet tona të tjera, që mund të jenë me interes për ju, përfshirë shërbimet
që mund të jenë subjekt i marketingut të drejtpërdrejtë dhe ne mund t'ju
kontaktojmë për ta bërë këtë nëpërmjet telefonit, mesazheve në celular (p.sh.
SMS, MMS etj.), si dhe me e-mail.
2.4. Ju pranoni që ne
gjithashtu mund të ndajmë informacione me palët e treta (duke përfshirë ato në
sektorët e ushqimit, pijeve, marketingut dhe reklamimit) për të përdorur
informacionin tuaj në mënyrë që t'ju njoftojmë për mallrat dhe shërbimet që
mund të jenë me interes për ju nëpërmjet telefonit, mesazheve në celular (p.sh.
SMS, MMS etj.) ose e-mail dhe për të na ndihmuar të analizojmë informacionin që
mbledhim, në mënyrë që të administrojmë, mbështesim, përmirësojmë dhe zhvillojmë
biznesin dhe shërbimet tona për ju.
2.5. Nëse nuk dëshironi
që ne të përdorim të dhënat tuaja në këtë mënyrë, ju lutemi na kontaktoni ose
ndryshoni profilin tuaj në përputhje me rrethanat.
3. Shfaqja e të dhënave
tuaja
3.1. Informacioni që na
siguroni do të transferohet dhe do të ruhet në serverët tanë.
3.2. Nëse keni pranuar,
ne mund të lejojmë palët e treta të përzgjedhura me kujdes, duke përfshirë
kompanitë e marketingut dhe të reklamimit, bashkëpunëtorët tanë, që t'ju
kontaktojnë herë pas here për shërbimet që mund të jenë me interes për ju. Ata
mund t'ju kontaktojnë me anë të telefonit, mesazheve celulare (p.sh. SMS, MMS,
etj.), si dhe me e-mail. Nëse nuk dëshironi që ne të përdorim të dhënat tuaja
në këtë mënyrë, ju lutemi na kontaktoni ose ndryshoni profilin tuaj në
përputhje me rrethanat.
3.3. Nëse biznesi ynë
hyn në një ndërmarrje të përbashkët, shitet ose shkrihet me një njësi ekonomike
tjetër, informacioni juaj mund të zbulohet ose transferohet tek kompania e
synuar, te partnerët tanë të rinj të biznesit, pronarët ose këshilltarët e
tyre.
3.4. Ne mund të përdorim
të dhënat që na ofroni nëse jemi të detyruar t’i ndajmë ose shfaqim ato në
përputhje ( ose ku besojmë që e kemi për detyrë) me çdo detyrim ligjor, ose në
mënyrë që të zbatojmë Termat e Website-it tonë dhe çdo marrëveshje tjetër, të
mbrojmë të drejtat e Snapfood, restorantet partnere ose të tjerë. Kjo përfshin
shkëmbimin e të dhënave me kompani dhe organizata të tjera për qëllime të
mbrojtjes dhe parandalimit të mashtrimit
4. Sigurimi dhe kthimi i
të dhënave
4.1. Ne marrim hapa për
të mbrojtur të dhënat tuaja nga hyrjet e paautorizuara dhe përpunimit të
kundërligjshëm, humbjeve aksidentale, dëmtimit dhe shkatërrimit. Ne do të
mbajmë të dhënat tuaja për një periudhë të arsyeshme kohe ose për sa kohë e
kërkon ligji.
4.2. Fjalëkalimi që keni
zgjedhur ju lejon të hyni në pjesë të caktuara të website-it dhe jeni ju
përgjegjës për përdorimin e tij në mënyrë konfidenciale. Ju këshillojmë mos ta
ndani fjalëkalimin tuaj me persona të tjerë.
4.3. Për fat të keq, transmetimi i të dhënave nëpërmjet internetit nuk është plotësisht i sigurt. Edhe pse do të ndërmarrim hapa në mbrojtjen e të dhënave tuaja, nuk mund të garantojmë sigurinë e të dhënave të përhapura në website; çdo përhapje është në dëmin tuaj. Në momentin që marrim të dhënat tuaja, do të përdorim proceduara strikte dhe tipare sigurie në mënyrë që të përpiqemi të parandalojmë mashtrimin.
5. Ndryshime në politikën tonë të privatësisë
5.1.
Çdo ndryshim i Politikave tona të Privatësisë do të postohet në website dhe kur
është e përshtatshme edhe nëpërmjet njoftimit me e-mail.
6. Kontaktet
6.1. Të gjitha pyetjet,
komentet, kërkesat që lidhen me përdorimin e të dhënave tuaj jeni të mirëpritur
t’i adresoni në adresën e email-it: support@snapfood.al